Analisti Plator Nesturi tha në MCN Live se kryeministri Edi Rama është i fortë, jo ngaqë ka SPAK-un me vete, por sepse opozita është e dobët.
Nesturi shprehet se cilësia parlamentare ka rënë në mënyrë drastike, dhe sot kemi dy detashmente ushtarake përballë njëra-tjetrës.
Kemi një cilësi parlamentare, që vetëm Parlament nuk është, ku ka rënë në mënyrë drastike pesha dhe roli i deputetëve. Ne sot kemi dy detashmente ushtarake që vihen përballë njëra-tjetrës, në varësi të vendimeve politike që merr lidershipi i njërës palë apo tjetrës. Mua do më pëlqente që për çështje të caktuara të kishte deputetë të mazhorancës që mund të binin ndesh, apo deputetë të opozitës që të dalin përmbi vendimeve politike kur cenojnë interesat e qytetarëve. Vetëm parlamentarizëm dhe politikë nuk prodhohet. Politika është arti i komunikimit, është mënyra se si ti do operosh. Nuk kemi politikë reale. Ne kemi një aksion që quhet politikë. Herë quhet edhe si mosbindje civile. Se çfarë mund të jetë mosbindje civile parlamentare s’e kuptoj, sepse ata s’janë OJF. Betejën më të madhe kjo opozitë se ka me mazhorancën, por me votuesin e vet, nuk e di se sa i bind me këto aksione, për t’u rikthyer dhe për ta votuar sërish. Unë e shoh edhe si një harakiri.
Nëse ka një kauzë që Rama mund ta përdorë, është që dakord s’kemi një Parlament funksional, të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. A janë të gatshëm për zgjedhje? Mund të jetë një dështim edhe më i turpshëm akoma. Nëse është prekur politika, sepse objekti kryesor i SPAK-ut është pikërisht korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin. Pritshmëria e opinionit publik është e foksuar këtu. Nëse do të kemi një bashkëpunim të dyja palëve për ta goditur SPAK-un, atëherë i bie që kjo politikë është bashkë e gjitha. Shyqyr që s’po ndodh kjo gjë, sepse edhe me kaq presionet ndaj prokurorëve janë të shumta. Shyqyr që s’ka bashkëpunim në këtë gjë. Deklaratat e Berishës janë si një joshje për të bërë një pakt politik për t’iu kundërvënë drejtësisë së re, por duket se ai tren ka ikur. Secili do mbrojë personazhet e tij kryesorë, por gjithsesi informacionet edhe rrjedhin, edhe dalin.
Rama është i fortë, jo se ka SPAK-un me vete, por s’e kemi një opozitë të dobët. Ramën s’e bën të fortë hetimi, por realiteti në kampin tjetër. Duket që opozita s’po di të orientohen, po harxhon kohë me veten e saj dhe nuk po shndërrohet në alternativë”.



