
Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë për shtyp pas takimit me ndihmëssekretaren për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, theksoi se SHBA-të kërkojnë një opozitë të fortë që sheh nga e ardhmja.
Gjithashtu ai tha se kanë folur për çështje të rëndësishme që po përballet Shqipëria.
Sipas Alibeajt, në fokus të diskutimit kanë qenë zgjedhjet, krimi i organizuar dhe shkelja e së drejtës.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së theksoi se ka shprehur vendosmërinë për t’i çuar përpara dhe për të dhënë kontributin e tyre.
Pata kënaqësinë sot të prisja sekretaren e shtetit dhe ekipin e saj. Folëm për çështje të rëndësishme që Shqipëria është duke u përballur, zgjedhjet, të jemi të organizuar. Po kështu edhe për çështje të rëndësishme siç është ajo e luftës ndaj korrupsionin. I shpreha vendosmërinë tonë për të çuar para këto sfida. Nuk mund të lija pa diskutuar marrëdhënien e posaçme që PD ka patur me SHBA, pashë mbështetjen e madhe që kanë SHBA ndaj PD.
Mora mbështetjen e fortë të saj për një opozitë të fortë të qëndrueshme pro amerikane që sheh nga e ardhmja.
Unë besoj që sfida që diskutuam prekin të gjithë Shqipërinë. Në takime diplomatike thuhen ato çështje që janë të rëndësishme për Shqipërinë, demokracinë, shtetin e së drejtës që i interesojnë DAS
Pjesë e takimit ka qenë edhe zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, si dhe diplomatja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.



