
Kuvendi do të mblidhet sot në seancën plenare gjatë së cilës do të votohen disa projektligje. Në rend dite janë parashikuar gjithashtu edhe raportimi vjetor mbi sistemit gjyqësor dhe veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor, SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme dhe ILD. Rendi i ditës: I. Mbledhjen e Kuvendit në seancën plenare të datës 3.7.2023, ora 10:00. II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë: 1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 22.6.2023. 2. Njoftime. 3. Raport mbi gjendjen e sistemit gjyqësor dhe veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2022. 4. Raport mbi veprimtarinë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për vitin 2022. 5. Raporti i veprimtarisë vjetore të Prokurorit të Përgjithshëm për vitin 2022. 6. Raporti i veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2022. 7. Raporti i veprimtarisë vjetore të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2022. 8. Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit. III. Ngarkohen Shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet. IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.



