Kulla: Arrestimi i Veliajt e ka zgjuar Ramën nga vetësiguria që kishte. Ka një përplasje mes klasës politike dhe sistemit të drejtësisë

Kulla: Arrestimi i Veliajt e ka zgjuar Ramën nga vetësiguria që kishte. Ka një përplasje mes klasës politike dhe sistemit të drejtësisë

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla tha në studion e emisionit “Zonë e Lirë” në MCN Tv se arrestimi i Veliaj e ka zgjuar Ramën nga një lloj vetësigurie që ai kishte deri më tani.

Sipas Kullës është e qartë që ka një përplasje mes klasës politike dhe sistemit të drejtësisë.

Arrestimi i Veliajt e ka zgjuar Ramën nga një lloj vetësigurie që kishte dhe sot ka thënë që do e udhëheq unë fushatën në Tiranë.

Ky nervi që ka marrë Rama është nerv politik tani.

Jemi në kushtet që deri tani këta kanë pas vendim politik që do të përballen qetësisht me drejtësinë, kështu ka kaluar Ahmetaj, Beqaj,  kanë kaluar shumë zëvendësministra.

Sot kemi një vendim të kësaj, nesër do mblidhet grupi parlamentar të kësaj mazhorancë që ka vendosur që përballë kësaj luftë juridike që ka sot kryetari i bashkisë, kjo mazhorancë me sistemin e drejtësisë do të  ketë përgjigje politike. Si do e këtë këtë përgjigje politike, me nerv, me fushatë kjo mbetet për t’u parë. nuk e kam lexuar dosjen.

Kemi përplasje mes klasës politike, këtu fus Metën, Berishën, Veliaj dhe PS me sistemin e drejtësisë sepse ky sistemi i drejtësisë ka ndjerë që është fuqizuar dhe pavarësuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy