Presioni i Ramës ndaj administratës lokale/ Maliqi: Show i radhës për të tërhequr vëmendjen nga masakra elektorale (VIDEO)

Presioni i Ramës ndaj administratës lokale/ Maliqi: Show i radhës për të tërhequr vëmendjen nga masakra elektorale (VIDEO)

Pas ultimatumit të dhënë nga Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bashkinë e Vlorës, të gjithë drejtuesit e drejtorive të administratës lokale janë detyruar të paraqesin dorëheqjen pranë kryebashkiakut Ermal Dredha.

Ish-deputeti Lefter Maliqi, i ftuar në emisionin “MCN lajme”, ka vlerësuar këtë veprim si një tjetër shoë të Kryeministrit, i cili sipas tij, kërkon të tërheqë vëmendjen nga skandalet e tjera që kanë shpërthyer në vend, duke përmendur masakrën elektorale dhe djegien e landfillit në Elbasan.

Ky është një show i radhës i Ramës, që synon të largojë vëmendjen nga skandali i masakrës elektorale dhe djegies së landfillit në Elbasan.

Gjithmonë kur ka ndodhur një skandal, Rama ka zakon ta përdorë një aksiomë për të tërhequr vëmendjen nga tema kryesore. 

Si ish-pjesë e Policisë së Shtetit dhe politikës në gati 20 vite, e kam përjetuar politikën dhe e di mirë që Rama përdor këto lëvizje për të shpërqendruar opinionin publik. 

Kur ka akuza publike dhe skandale, si ajo e masakrës elektorale, gjithmonë Rama bën të njëjtin aktrim për të larguar vëmendjen. 

E vlerësoi si të drejtë autoritetin e kryeministrit për të urdhëruar Inspektoratin e Ndërtimit, që është në varësi të ministrit të caktuar, por Rama nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punën e pushtetit lokal. 

Kam qenë vetë drejtues lokal dhe e di që në administratën lokale, veprimet duhet të jenë të pavarura.

Maliqi e quajti këtë një "show të radhës", duke shprehur pasiguri për reagimin e opozitës dhe faktorëve ndërkombëtarë.

 Sipas tij, disa socialistë të zhgënjyer po shikojnë me vëmendje se si do të cilësojnë këto zgjedhje ndërkombëtarët, për shkak të masakrës elektorale dhe akuza për blerjen e votave gjatë, para dhe pas numërimit të tyre.

Zgjedhjet e fundit ishin një farse elektorale dhe se 10 mandate janë fituar me anë të krimit, bandave dhe mafiave. 

Në Durrës, Tiranë, Elbasan dhe shumë qarqe të tjera, akuzat për trafikimin dhe blerjen e votave janë të vërteta. 

Opozita e bashkuar dhe PD-ja kishin pasur probleme me koordinimin, duke theksuar se koalicionet dhe listat e mbyllura kishin penguar një reagim më të fortë kundër kundërshtarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy