Protesta e opozitës, Korreshi: Nuk ka pasur asnjë skenar për të goditur policinë. Njerëzit nuk duan fjalime, por aksion (VIDEO)

Protesta e opozitës, Korreshi: Nuk ka pasur asnjë skenar për të goditur policinë. Njerëzit nuk duan fjalime, por aksion (VIDEO)

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se ditën e djeshme njerëzit kishin shkuar në protestë për aksion dhe se ata janë të lodhur me fjalimet. 

 

Sipas Korreshit nuk ka pasur asnjë skenar për të goditur policinë.

 

Mungonte entuziazmi në sensin e fjalimeve, e qëndresave. Njerëzit kishin ardhur për aksion, dhe thonë boll na lodhët me fjalime se e dimë se çfarë po ndodh.

 

Kur fillon aksioni është pamundur të qëndrosh. 

 

Fillon spraji me piper e bën të pamundur qëndrimin. 

 

Njerëzit kanë qejf të dalin të protesta, duan të protestojnë. Aq më tepër kur një ditë më parë provokohen nga kryeministri.

 

Nuk është qëllimi të godasësh policinë dhe nuk ka skenar për të goditur policinë. Dhe reagimi i policisë duhet të jetë në proporcion me atë që ndodh. Lamallari nuk duhet të dalë para vendimit të GJK-së.

 

Më tej, Korreshi tha se qeveria bën një plan që çdo protestë të arrestojë 19-20 veta. 

 

 

Këta bëjnë plan pune që në çdo protestë të arrestojnë 19-20 veta. Gjithë kohës 20 veta. Ata janë 16-17 vjeç, me vendbanim në Tiranë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy