Berisha: Pronarit të fabrikës i janë gjetur mesazhet me Veliaj, Balla po merret me zhdukjen e tyre!

Berisha: Pronarit të fabrikës i janë gjetur mesazhet me Veliaj, Balla po merret me zhdukjen e tyre!

Kreu i Rithemelimit Sali Berisha foli sot mbi akuzat ndaj Arben Ahmetajt lidhur me privatizimin e ish-fabrikës së bukës në Tiranë.

Sipas Berishës në kontrollin që i është bërë korrespondencës së pronarit të ri të fabrikës së bukës, i janë gjetur një seri mesazhesh që i dërgon Veliajt. Berisha thotë se Balla personalisht po merret me zhdukjen e këtyre mesazheve.

Absolutisht asnjë tërheqje nuk do të ketë. Do ketë absolutisht çdo dokument...
Meqë jemi këtu, në aktpadinë e dytë kundër Arben Ahmetajt, për fabrikën e miellit, çfarë po ndodh? Në kontrollin që i është bërë korrespondencës së pronarit të ri të fabrikës së bukës, i janë gjetur një seri mesazhesh që Erion Veliaj i dërgon këtij zotërisë duke i thënë që këto para dërgoji në filan vend, këto të tjerat dërgoji në X vend. Taulant Balla personalisht po merret me zhdukjen e këtyre mesazheve. Ua them me përgjegjësi të plotë. Kështu që SKAP-i është një qendër manipulimi të pashembullt. Por prapë kjo nuk do na pengojë ne, sikundër nuk na pengoi denoncimi në këtë rast i këtij akti, të denoncojmë çdo akt. Sepse në një anë është SKAP-i, në anën tjetër është publiku. SKAP-i nuk vepron se nuk e kontrollon Edi Rama, por të paktën publiku të gjykojë. Ka rast më të shëmtuar dhe klasik, Pëllumb Gjoka, porositës vrasjesh...
Pëllumb Gjokës, informohem, nuk i janë sekuestruar investimet strategjike, por vetëm pronë familjare. Se investimin strategjik e ka me Edi Ramën, si mund të shpjegohet kjo?
Pra, nuk ka asnjë lloj hezitimi. Ne jemi tani në betejën pa kthim. Unë e kam sulmuar qeverinë më shumë se kurrë këtë javë. Nëse unë them se ky është procesi politik i shekullit, ky është sulm ndaj qeverisë, jo mbrojtje ndaj meje. Kam zbërthyer para jush një mashtrim të turpshëm monstruoz. E dini ju se në atë kallëzim penal rreshtohen nja 18 akuza, që ët gjitha absolutisht mashtrim dhe false. Dhe unë i kam rrëzuar këtu para jush. Unë kam faktuar se çfarë karakteri ka regjimi i Edi Ramës dhe i drejtësisë. Të hetosh 3 vjet rresht, të mos thërrasësh kurrë ata që akuzon, të përfundosh pa gjetur asnjë provë dhe t’i dërgosh si masa sigurie për persona në hetim, këtë e bën vetëm Edi Rama me mercenarët e tij, nuk mund ta bëjë njeri kurrë. A e patë atë enveristen dje? Ç’ishte ajo mo? Ajo mirë e boll që nuk kishte nxjerrë Enver Hoxhën në shtrat, por kishte nxjerrë Edi Ramën. Këtë gabim nuk e kishte bërë se do quhej nekrofili”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy