
Kryedemokrati Sali Berisha, denoncoi në një komunikim për mediat errësirën që sipas tij, cilën qeveria përpiqet të mbulojë vdekjen e të ndjerit Enver Sheshi, i arrëstuar për aferën e inceneratorëve.
Ai tha se menjëherë pas komunikatës zyrtare e cila ngjallte më shumë dyshime se sqarime, një breshëri mesazhesh nga qytetarët vërshuan, të cilët shprehnin dyshime edhe bindje se i ndjeri Enver Sheshi është viktimë e mafies së djegësve.
Është viktimë e mafies qeveritare të djegësve. Këto informata shtonin se Enver Sheshi i arrestuar për një skemë të devijimit të parave të djegësve, kishte vendosur të fliste, dhe pas kësaj xhelati mafioz i kësaj afere të tmerrshme e cila ka për kokë direkt Edi Ramën, gjeti mënyrën sipas këtyre burimeve ta çojë në botën tjetër dëshmitarin e rrezikshëm.
Afera e djegësve është afera më flagrante e cila dëshmon se Edi Rama dhe ministrat e tij funksionuan tërësisht si një organizatë kriminale.
Kreu i ekzekutimit shqiptar firmosi kontratën me një kompani në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit në kundërshtim me vendimin dhe shkresën e entit kombëtar të specializuar te prokurimeve të Agjencisë Kombëtare të Prokurimeve Publike, e cila i shkruante Këshillit të Ministrave se: ‘Metoda e aplikuar për këtë kontratë nuk ekziston në ligjet e vendit., Enver Sheshi dinte shumë të fshehta.
Kishte dëgjuar shumë. Veprimet i kishte kryer në garanci të madhe për mbrojtje. Vdes një njeri në kushte thellësisht të dyshimta, dhe prokuroria nuk gjen motiv të nisë hetimin.
Nuk gjen motiv se ajo merr urdhër të mbyllë gojën. Jo kryesisht, por as me inicime, as me paditë e familjes. Ka një optuzitet të plotë rreth kësaj vdekjeje. Nuk ka një konfuzion nga autopsia.
Institucionet e specializuara i kthyen mbrapsht inspektorët e Komitetit shqiptar të Helsinkit me pretendimin se u duhen 30 ditë për të hapur gojën.
Ai i bëri thirrje Komitetit të anti-torturës së Këshillit të Europës, Komisionit të të Drejtave të Njeriut të OKB, por edhe Amnisty International, që të bëjnë gjithçka për të kontribuuar në zbardhjen e vdekjes së këtij qytetari, e cila përbën sipas tij, një nga radhët seriale e vdekjeve të shumta në institucionet e vuajtjes së dënimit ku aplikohen të gjitha llojet e torturave çnjerëzore dhe kanë humbur jetën shumë e shumë të burgosur e të paraburgosur në duart e këtij shteti mafioz.
Berisha shtoi se krimi vendos në rrugë, në parlament, në qeveri, në prokurorime, në gjykata, në polici dhe kudo.
Kreu i selisë blu, deklaroi se njëlloj si në narko-shtetet më të konsoliduara në histori, në Amerikën Latine, rrugët, sheshet e qyteteve tona tani janë të vendosura tërësisht, në çdo metër katror nën kontrollin e syrit të ciklopit.
Kamerat e vendosura nga organizatat kriminale, të cilat bashkëpunojnë ngushtë me segmentet e tyre në polici dhe institucionet e tjera.
Vendosja e Shkodrës në një sistem kamerash të specializuara nga organizatat kriminale, është dëshmia më flagrante e gjithë fuqisë së mafias në këtë vend.
Mendoni ju se është vetëm Shkodra? Absolutisht jo. Është çdo pjesë e këtij territori. Shkoni po të doni ju në Vlorë, nga Levani ju kapin kamerat ju.
Nisuni në Elbasan, nga Iba jeni të filmuar. Shkoni në Korçë, nga qafë Plloça, kudo syri i ciklopit ndjek qytetarët, dhe policia bën, ose bashkëpunëtorin, ose të paditurin.
Jam këtu, për të denoncuar edhe njëherë në emër të PD mafien shtetërore dhe shtetin e mafies, si një kërcënim madhor për shqiptarët, për Ballkanin, për Europën.
Edi Rama e ka shndërruar Shqipërinë në eksportues kryesor të krimit në Europë. Të pasigurisë në Europë.
Dhe pastaj vërsulen kur të tjerët denoncojnë krimin shqiptar, i cili në fakt ka fytyrën e qeverisë shqiptare.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe, dhe shpall publikisht përpara shqiptarëve se zero tolerancë ndaj krimit të organizuar do të jetë alternativa e PD dhe i opozitës.



