“Më 25 prill ra demokracia”, Basha: Të dielën të tregojmë se nuk dorëzohemi (VIDEO)

“Më 25 prill ra demokracia”, Basha: Të dielën të tregojmë se nuk dorëzohemi (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratrike Lulzim Basha ka vijuar me takimet e tij në kuadër të garës së brendshme në selinë blu. Basha ka kërkuar mbështetjen nga demokratët e Peqinit për t’i besuar drejtimin e PD-së edhe në katër vitet e ardhshme.

Gjatë fjalës së tij, Basha theksoi edhe njëherë se në 25 prill ra demokracia. Kreu i demokratëve tha se të dielën e 13 qershorit duhet të tregojnë se nuk dorëzohen.

Ka një dhe vetëm një arsye pse Partia Demoratike e Shqipërisë, e cila është përballur këto 30 vite siç e dinë themeluesit dhe qëndrestarët mes jush me shumë sfida, vazhdon jo thjesht të qëndroj fort e mbetet jo thjeshtë alternative e vetme, forca e vetme, por forca më e madhe morale, politike para shqiptarëve. E kjo arsye është sepse ne kurrë nuk kemi tradhëtuar shqiptarët për interesin tonë. E pra 25 prilli nuk ka lidhje me demokracinë. Në 25 prill shumica ka vendosur ndryshimin dhe një pakicë i është mbivendosur me mekanizmin më pervers, më gjigand, dhe më të kudoshtrirë, të shkrirjes se  partisë me shtetin, siç e thotë raporti i OSBE-ODHIR, dhe të bashkëpunimit me kartelat e drogës dhe bandave të krimit të organizuar. Kjo nuk është demokraci.

Sepse më 25 prill në Shqipëri përkohësisht nuk është ndalur vetëm ndryshimi, por ka rënë dhe demokracia. Ndaj, kam refuzuar dhe refuzoj ta përdor këtë garë të brendshme për asgjë tjetër përveçse për t’u bërë bashkë me ju dhe për t’u mobilizuar të gjithë së bashku edhe një herë betejën që është e vetmja rrugë për t’u përballur dhe për të çmontuar regjimin që kemi përballë. Ndaj, ajo që duhet të bëjmë është që përmes pjesëmarrjes masive të tregojmë forcën tonë, faktin që jo vetëm nuk jemi në gjunjë por jemi kokë lartë, se betejën e kemi bërë me vlera dhe janë të tjerë njerëz që duhet të jenë më kokën poshtë në Peqin, Elbasan dhe në gjithë Shqipërinë për atë që iu kanë bërë qytetarëve të tyre. Duhet të dalim nga kjo betejë mendjendarë e jo të çoroditur. Duhet të dalim nga kjo betejë të vendosur e të bashkuar siç  jemi, për t’i shkuar deri në fund luftës për demokraci.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy