
Ka përfunduar pas dy orësh takimi i kryeministrit Albin Kurti me pesë emisarët specialë për dialogun Kosovë-Serbi.
Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me Kurtin në një deklaratë për media, tha se takimi ishte i gjatë dhe jo i lehtë.
Lajçak, që kaloi dy orë brenda zyrës së Kurtit, bashkë edhe me kolegët e tij diplomatë, Gabriel Escobarin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jens Plotner-in nga Gjermania, Emmanuel Bonnen nga Franca dhe Francesco Talo nga Italia, ka theksuar se kanë pritur që të ketë mirëkuptim më të madh për propozimin franko-gjerman.
Kemi ardhur sot me një delegacion shumë të fuqishëm, që është një sinjal në vetvete se jemi shumë të përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Të gjitha angazhimet janë hedhur pas kësaj nisme. Qëllimi i këtij takimi me kryeministrin Kurti ishte diskutimi i propozimit të normalizimit që e kemi paraqitur në shtator dhe dhjetor.
Kemi kaluar më shumë se dy orë me kryeministrin, gjë që tashmë ju tregon se takimi ishte i gjatë, nuk ishte i lehtë por ishte shumë i sinqertë, shumë i hapur.
Është e vrazhdë të bësh ndonjë deklaratë dramatike sepse jemi në mes të misionit dhe po vazhdojmë në Beograd, kështu që nuk ka shumë për të thënë. Por dua të them se ne kishim pritur një mirëkuptim më të madh të mundësive të këtij propozimi [propozimi franko-gjerman].
Shpresoj se do të arrijmë mirëkuptimin e plotë. Ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë.



