
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, renditi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” gabimet e opozitës në strategjinë politike të 8 viteve të fundit. Shehi tha se këto gabime i kushtuan shtrenjtë opozitës.
Nisëm reformën administrative, ikëm nga tavolina. E lamë Ramën ta bënte sipas qejfit. U bënë dhe zgjedhjet mbi këtë reformë.
Reforma në drejtësi, para se të hynim në votim krijuam përshtypjen sikur ne nuk e duam por e donte Edi Rama. PD gaboi se u turr për të mbrojtur disa territore të drejtësisë, ca prokurorë e gjykatës. Duhej të jepnim shembullin se nuk kishim frikë.
Në protestën e çadrës refuzuam marrëveshjen e europianëve. Dolëm pastaj me një marrëveshje boshe, humbëm besimin e popullit, hymë në një skemë dyshimi dhe humbëm zgjedhjet.
Dalja nga Parlamenti u bë pak edhe për të eliminuar Berishën.



