
Zëvendës-kryeministri Arben Ahmetaj në daljen për mediat pas marrjes së vendimeve të qeverisë bëri me dije se janë akorduar 3.2 mld lekë për procesin e rindërtimit për të kapur objektivat.
“Në kuadër të rindërtimit sot janë marrë disa vendime. Janë akorduar likuiditete rreth 3.2 mld lekë që bëjnë të mundur procesin e rindërtimit dhe për të kapur objektivat që kemi pasur. Këtë vit siç e kemi deklaruar, buxheti ka shkuar në 35 mld lekë.”, u shpreh Ahmetaj.



