Ankohet Vuçiç: Serbia bëhet viktima më e madhe kur Putin thirret në rastin e Kosovës

Ankohet Vuçiç: Serbia bëhet viktima më e madhe kur Putin thirret në rastin e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një interviste për tv serb TV Prva, ka thënë se deklarata e G7 ia ka hapur sytë, por e ka kritikuar të dërguarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, pasi ky i fundit tha më 13 maj se Gjermania do ta mbështesë Kosovën për anëtarësim në Këshill të Evropës.

T’i kthehemi deklaratës së Sarrazinit dhe të G7. Kur bëhet fjalë për atë politikë, është një lloj politike pa parime dhe me presion brutal. Edhe britanikët sillen më korrekt se gjermanët, së paku nuk e përdorin menjëherë sëpatën.

Unë nuk e jap integritetin territorial të Serbisë në përputhje me urdhrin e OKB-së, të cilin ju e mbështesni me kaq pasion për çështjen e Ukrainës. Vendosa t’i qëndroj parimit të tyre, a ka ndonjë gjë më të rëndësishme. Dhe parimi është se nuk mund të pranoi cenimin e integritetit territorial të Serbisë.

Vuçiç shtoi se disa përfaqësues perëndimorë janë shumë arrogantë, të vrazhdë dhe të pamëshirshëm për këtë çështje, “sepse nga njëra anë pretendojnë se nuk do të pranojnë ndryshimin e kufijve për asnjë pëllëmbë të Ukrainës, por do të marrin pjesë në shkatërrimin e integritetit territorial të Serbisë”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Serbia po bëhet viktima më e madhe kur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po thirret në rastin e Kosovës për të arsyetuar njohjen e pavarësisë së rajoneve separatiste Donetsk e Luhansk.

Serbia është viktima më e madhe kur Putin thirret në rastin e Kosovës. Kur Medvedev e Putin i referohen çështjes së Kosovës, ata nuk kanë shembull tjetër përveç këtij. Nuk është fer ndaj nesh, por për ta është në rregull. Ata e përdorin sepse e kanë vetëm atë”.

Duke folur për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, gjegjësisht për katër shtete, Vuçiç theksoi se nuk do ta vendos Serbinë në pozitën të pa lakmuar.

Sepse tashmë janë dy shtete që bëjnë klane që duhet të punojnë kundër politikës që po ndjek Serbia. Këtu kam katër shënime, por nuk do t’i tregoj. Ne do të vazhdojmë të punojmë për tërheqjen e njohjeve.

I pyetur nëse ekziston mundësia që konflikti në Ukrainë të përhapet në rajon, Vuçiç potencoi se “më shumë kam frikë nga presioni për njohjen e Kosovës dhe çfarë sanksionesh do të na vendosin”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë kësaj interviste, ka thënë poashtu se do të jetonin dhjetë herë më mirë nëse Serbia do të vendoste sanksione ndaj Rusisë.

Tani do t’ju thoja se do të jetonim dhjetë herë më mirë nëse do ta bënim këtë. Nuk e bëmë këtë sepse po sillemi si shtet i pavarur. Çmimi është të jetojmë në një moment të tmerrshëm dhe duhet të kujdesemi për gjithçka.

Ai shtoi se Serbia do të luftojë derisa sipas tij “mund ta ruajë politikën e saj dhe se do ta bëjë këtë derisa të mundet”.

Ne po pësojmë dëme të mëdha dhe nga askush nuk e kërkojmë as edhe një falënderim. Do të kishte qenë pak më e drejtë sikur ta kishte thënë ambasadori i Federatës Ruse. Ne e dimë se cilat janë sanksionet dhe sa të panevojshme janë ato.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy