Basha: Qeveria të zbatojë kërkesën e OBSH, të rritet numri e testimeve

Basha: Qeveria të zbatojë kërkesën e OBSH, të rritet numri e testimeve

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, u shpreh se shërimi i mjekut Dhimitër Kraja, është një lajm i gëzueshëm për të gjithë, teksa shtoi se lutjet e qytetarëve shkojnë për personelin mjekësor që po përballet sot me COVID-19.

Basha kërkoi transparencë të plotë, dhe kërkoi nga qeveria të zbatojë kërkesën standarte të OBSH për rritjen e numrit të testimeve.

Kryedemokrati shtoi se shmangia nga kërkesat e përsëritura nga OBSH është papërgjegjshmëri e rëndë që jo vetëm fsheh të vërtetën, por kushton shtrenjtë.

Transparenca është garanci dhe siguri si për stafet mjekësore ashtu dhe për të gjithë qytetarët. Testimi është mënyra më e suksesshme që po aplikohet sot për të identifikuar të prekurit nga COVID-19 dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit”, tha Basha.

Basha, duke iu referuar propozimeve të OBSH-së, thekson se sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë zgjatet zinxhiri i infeksionit dhe aq më gjatë vazhdon karantina e thellohet kriza ekonomike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy