Kandidati për kryebashkiak i Tiranës, në radhët e PD-së së Enkelejd Alibeaj, Roland Bejko, është i mendimit se të gjithë do bashkohen me Partinë Demokratike zyrtare, kur pasi të humbin zgjedhjet do e kuptojnë që me Sali Berishën nuk ka perspektivë.
Unë kandidoj që të denoncoj këtë akt dhe tu themi qytetarëve hajde ti heqim duart nga Tirana kësaj oligarkie që natën ndan tortën, për të ndërtuar me paratë e krimit që janë 1 miliardë e 600 mijë euro që janë pastruar në Shqipëri me ndërtim.
Ku një çifti shqiptar i duhet të punojë katër jetë për të blerë në shtëpi. Na u zu fryma në këtë Tiranë, të ndërtohet grataçela te ballkoni dhe shtëpia jonë nuk vlen më. I bie vlera asaj shtëpie, nuk ta blen njeri më.
Kam filluar të vë makinerinë elektorale në punë. Po bëj fushatë me një makineri që u plagos rëndë, terror nga Sali Berisha, terror mediatik dhe terror dhe nga krimi.
Janë jo vetëm ortakët e sistemit të vjetër, por edhe pinjollët e sistemit të vjetër.
Unë vij nga populli, nuk kam mbas as oligark, as kryetarë që të më detyrojnë mua shijet estetike për Tiranën, apo marrëveshjet nepotike të krimit.
Nuk jam kundër ndërtimit, por edhe të ndërtohen dhe pjesa tjetër e qytetarëve të Tiranës të mos ndihen të bezdisur.
Kullë që të vjen pranë Presidencës, kullë që e bën Sahatin të duket si fije shkrepëse. Këto janë të dëmshme, e stresojnë qytetarin.
Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, Bejko u zotua për ndërtimin e një Kushtetute për Tiranën, në kuptimin e një libri lokal të miratuar në Këshillin e Bashkisë, për të cilin tha se është parlamenti lokal që merr vendime dhe se kryetari i ekzekuton.
Sipas tij, Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta duhet të zhduken, duke i cilësuar si trinitet.
Ai tha se Partia Demokratike do mbijetojë vetëm me një kusht, me projeksionin për të ardhmen ku qytetarët të kenë siguri, me politikanë me përvojë opozitarizmi, ose që kanë dhënë kontribut në qeverisjen e mëparshme dhe nuk janë bërë pis.



