KFOR: Çdo vendim për hapjen e urës mbi Ibër në Mitrovicë të merret në kuadër të dialogut në Bruksel

KFOR: Çdo vendim për hapjen e urës mbi Ibër në Mitrovicë të merret në kuadër të dialogut në Bruksel

Hapja e Urës së Ibrit është ndër temat më të përfolura këto ditë në Kosovë e BE.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë se çdo veprim në lidhje me hapjen e urës mbi lumin Ibër duhet të merret në kuadër të dialogut në Bruksel.

KFOR-i ka thënë se ky qëndrim i tij ka qenë i qartë, transparent dhe konsistent gjatë gjithë kohës. 

“Qëndrimi ynë për këtë çështje ka qenë i qartë, transparent dhe konsistent gjatë gjithë kohës. Çdo vendim në lidhje me hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të merret në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të cilin ne e mbështesim plotësisht. Kurrë nuk do të spekulojmë për ndonjë skenar hipotetik”, ka thënë KFOR-i për ‘Kohën Ditore’.

Të pyetur se sa ka ndryshuar prania e këtij misioni te Ura e Ibrit gjatë javëve të fundit, KFOR-i ka thënë se ka prani të përhershme në urë dhe vazhdon të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth.

Autoritetet e Kosovës kanë nisur procedurat për testimin e fuqisë mbajtëse të urës së Ibrit, si hap para hapjes së saj për qarkullim të automjeteve.

Ky insistim është përballur me kundërshtim të bashkësisë ndërkombëtare, të cilët kanë kërkuar edhe një hap shtesë, një diskutim të ri në dialogun Kosovë-Serbi.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës tha se hapja e urës është çështje kohe dhe “nuk është fare çështje e dialogut.

Nga ana tjetër Vuçiç së fundmi u deklarua në lidhje me këtë situatë duke dhënë dy data për hapjen e Urës. Ai ka thënë se pret që Ura e Ibrit të hapet më datë 14 ose 15 të këtij muaji.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy