
Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, teksa iu fol për konfliktin mes kryeministrit Edi Rama me biznesmenin Irfan Hysenbelliu lidhur me shembjen dhe konfiskimit që iu bë resortit të tij, analisti Enton Abilekaj, tha se Rama ka patur një raport personal me Hysenbelliun dhe pasi e prishi këtë raport, përdori shtetin kundër tij.
Edi Rama nuk pyet as për Departamentin e Shtetit.
Këtu kemi prishjen e një raporti personal. Në momentin që Rama e prishi raportin personal, përdor shtetin kundër Hysenbelliut.
Si u binden strukturat shtetërore inateve personale? Kjo është përgjegjësia e parë. E dyta, pse ka patur raport personal? Është raport personal i ndërtuar për të kompromentuar mediat që zotëron ky njeri. Është raport personal i shkëmbimit të favoreve.
Këtu me shkëmbimin e favoreve, kur mbaron, kemi sulmet e dyanshme. Njëri përdor shtetin për të sulmuar dhe tjetri përdor mediat për të sulmuar.



