Analaisti Lorenc Vangjeli në studion e emisionit ‘Të Pa ekspozuarit’ bëri një krahasim duke u shprehur se kryetari i opozitës duhet të jetë si virgjëresha, që do të thotë o i pari kryeministër ose asgjë.
Në një vend normal kryetari i opozitës duhet të jetë si virgjëresha vetëm një herë e provon, kurse këtu është ndrysh, e ka aprovuar 3 herë dhe asgjë, pra duhet të ikte. Pra pavarësisht gjithçkaje kryetari i opozitës ka vetëm këtë lloj shansi që do të thotë, ose i pari që do të thotë kryeministër, ose asgjë.
Ndërsa Sejamini në fjalën e tij tha se Berisha i josh militantët e tij me frazën që unë ju kam sjell pushtet dhe ata kanë bindjen se ai i sjell në pushtet, ndërsa Basha se bën dot këtë.
Basha ka drejtuar fushata dhe i ka humbur kryesisht për fajin e tij dhe ekipit të tij. Berisha i josh militantët me këtë gjë, duke thënë unë ju kam sjellë në pushtet. Në rastin e zotit Basha, nuk ka askush bindje se ai sjell PD-në në pushtet. E beson njeri? Një udhëheqës që nuk të con drejt fitores, është i mbaruar. Ata janë të rinj në moshë, duan të mbeten deputetë dhe të presin.
Por qëllimi imediat, është që në 2025 të bëhen deputetë. Ne kujtojmë se ata duan të fitojnë zgjedhjet. Bardhi, Alibeaj dhe Basha, për të mbajtur gjallë karrierën e tyre, duhet të bëhen deputetë. Ata duan të mbajnë një copë, të mbajnë emrin dhe të kenë një copë ku dalin 3-4 deputetë



