Nga nesër në Shqipëri do të nisë importi i vajit të lulediellit nga Maqedonia e Veriut.
Vendimi bëhet me dije nga ministrja e Financave Delina Ibrahimaj gjatë një konference për mediat.
Më parë ky produkt importohej kryesisht nga Ukraina dhe pas nisjes së konfliktit çmimet u rritën në treg.
Nesër Republika e Maqedonisë së Veriut do marrë vendim të rëndësishëm i cili do çelë eksportet e vajit të lulediellit për Shqipërinë, i cili ishte një produkt që siç kemi bërë të ditur në dalje të tjera publike, është një produkt që importohej nga Ukraina dhe ka pasur mungesë në tregjet ndërkombëtare të tregtimin e tij dhe kjo arsyeja pse çmimet kanë qenë më të rritura. Dua ta falënderoj ministrin për bisedat konstruktive dhe dua të siguroj që marrëdhënia e dy vendeve në kuadër të tregtisë do vazhdojë të jetë shumë e mirë e do vazhdojmë të lehtësojmë gjithë procedurat që kemi marrë përsipër në kuadër të Open Ballkan”.



