Kryeredaktori i lajmeve në MCN TV, Leonard Mitro në lidhje me pyetjen se nëse do të ketë një bashkëqeverisje mes PD dhe PS apo vetëm finalizim të tre reformave, u përgjigj se Basha gjithmonë ka zhgënjyer dhe sipas tij ai nuk është marrë asnjëherë seriozisht nga Rama.
Ndërkohë më tej, Mitro shtoi se Bashën nuk e mori seriozisht as Berisha, por vetëm SHBA.
“Një nga tipologjitë e Bashës ka qenë mungesa e besimit në raport me publikun. Gjithmonë ai ka zhgënjyer dhe në fund ka qenë një shtrëngim dore.
Bashën kam përshtypje se Rama se ka marrë asnjëherë seriozisht, por e ka përdorur për të realizuar ato që ai ka dashur.
Kryeministri do ketë luksin që opozitën ta ketë sërish me vete dhe të pozicionohet në një marrëveshje.
As Berisha se mori ndonjëherë Bashën seriozisht, do e marri tani që do luftoj. Të vetmit që e morën seriozisht ishte SHBA.
Basha atë që e ka thënë ditën e ka bërë natën prandaj pritet të shohim çdo gjë eshët e hapur.”, u shpreh Mitro.



