Me pankarta si tradhtar dhe me brohoritma si hero u prit Lulzim Basha në takimin e kësaj të diele në Fier, i pari me strukturat e bazës pas ngjarjeve të 8 janarit.
Mbështetës të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës i ndau vetëm një kordon policie i thirrur për të evituar përplasjet.
Më pas Lulzim Basha u fut në një sallë i shoqëruar nga deputeti Enkelejd Alibeaj dhe kryetari i komanduar i degës së Fierit, Agron Kapllanaj. Fjala iu dha fillimisht një paneli të përzgjedhur që nuk i kurseu elozhet për Lulzim Bashën,
Vetë Basha, foli për një rizgjim të opozitës dhe u bëri thirrje demokratëve të përjashtuar nga vetë ai pak ditë më parë t'i bashkohen betejës për fitore
Basha tha se në strukturat drejtuese në bazë do zgjidhen njerëzit më idealistë nga radhët e demokratëve.



