Kalemaj: Nuk ka reformë në drejtësi të kulluar, as Ramës nuk i intereson dënimi i Berishës (VIDEO)

Kalemaj: Nuk ka reformë në drejtësi të kulluar, as Ramës nuk i intereson dënimi i Berishës (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj thotë se nuk ka një reformë në drejtësi të kulluar ose të mallkuar dhe as një SPAK që ta ngremë në qiell apo ta fusim shtatë pashë nën dhe.

Ai deklaroi për “MCN Live” se reforma në drejtësi filloi nga lart poshtë dhe jo nga poshtë lart dhe kjo krijoi një vakum të madh.

Kalemaj shtoi në vijim se as Edi Ramës nuk i intereson dënimi i Sali Berishës lidhur me çështjen “Partizani”.

Shumica e shqiptarëve kanë problem me sistemin e drejtësisë se nuk kanë marrë pronën dhe nuk kanë gjetur një rrugëzgjidhje për hallin e tyre. Një nga prokuroret më të lavdëruara të sistemit tonë të drejtësisë Antoneta Sevdari, e cila fitoi të drejtën në Gjykatën e Strasburgut, duke u rikthyer në detyrë pasi u shkaktua nga vetingu, i ka shkaktuar 135 milionë euro dëm me çështjen Bechetti, falë paaftësisë dhe hetimit të faktit penal. 

Ne kemi një sistem drejtësie që nuk është se e kishim zi komplet dhe na u zbardh brenda natës. Sot SPAK është në luftë të ftohtë mes dy drejtuesve të tij Altin Dumani dhe Arben Kraja. Po të dënohet zoti Berisha për çështjen “Partizani”, Ramës i bie që t’i hidhen çelësat e qelisë në det. Por çështja është që as zotit Rama nuk i intereson dënimi i tij. Me një akt akuzë të tillë kur ti akuzohesh për një VKM, të mbash përgjegjësi individuale për një çështje kolektive nuk shkon. Se ne kemi çështjen e inceneratorit që është e pandëshkuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy