Karabina: Nuk do e ktheja mbrapsht postin e ministres, në detyra të tilla duhet mbështetje e madhe

Karabina: Nuk do e ktheja mbrapsht postin e ministres, në detyra të tilla duhet mbështetje e madhe

Pedagogia Mirela Karabina, ish-ministre e Arsimit kujton se kur mori detyrën në qeverinë teknike të vitit 2017, dy vajzat i kishte në shkollë.

Ajo rrëfeu në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos se nëse do i ofrohej sërish një post i tillë nuk do e kthente mbrapsht.

Karabina deklaroi se jemi shoqëri paragjykuese dhe për një grua është e vështirë, pasi është grua, bashkëshorte, profesioniste dhe nënë.

Lidhur me gratë që kanë një rol në politikën shqiptare, tha se ka profile të ndryshme, por shtoi se do i pëlqente një grua që përfaqëson dhe që duhet të jetë e qëndrueshme dhe se nëse do të çedojë në disa tipare, është e vështirë që të jetë e besueshme në politikë.

Kur ke arritur një pjekuri profesionale dhe status të caktuar, gjërat i mendon ndryshe. Kur mora detyrën, kam menduar se në detyra të tilla duhet të kesh mbështetje shumë të madhe dhe me fëmijë të vegjël është e vështirë.

Kur u bëra ministre vajzat i kisha në shkolla, por thashë se mendoj se do kontribuoj për arsimin. Njërën vajzë e kam për specializim si mjeke në Gjermani, është gjë e mirë dhe jo.

Do doja ta kisha këtu, por të punosh kaq vite këtu me pagën e specializantit nuk ia del. Ne nuk i mbajmë dot fëmijët këtu, aq janë mundësitë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy