Protesta e opozitës, Peleshi: Republika e Re s’del nga mosbindja civile

Protesta e opozitës, Peleshi: Republika e Re s’del nga mosbindja civile

Teksa ditën e nesërme opozita ka njoftuar se do të mbajë një protestë të madhe ditën e nesërme dhe pas fjalës që mbajti sot kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili tha se në këtë protestë do të shpallet Republika e Re, ka reaguar zëvendëskryeministri Niko Peleshi.

Nga Korça, Peleshi bëri thirrje që protesta duhet të jetë paqësore dhe brenda normave Kushtetuese, ndërsa shtoi se e vetmja mënyrë që partitë të vijnë në pushtet janë zgjedhjet.

“Protesta duhet të jetë brenda normave kushtetuese. Nuk e di çfarë do të thotë Lulzim Basha me ‘Republikë e Re’. Një qasje e re politike vjen dhe mandatohet nga populli dhe mjeti i vetëm që partitë të vijnë në pushtet janë zgjedhjet. Një Republikë e Re nuk mund të dalë nga mosbindja civile. 

Duhet të ngrihemi në nivelin e përgjegjësisë historike dhe të kemi kujdes me mesazhet që i japim popullit”- tha Niko Peleshi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy