Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të enjten ka kërcënuar me burg kryeministrin Edi Rama pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021.
Përmes një mesazhi të shkurtër në Tëitter, kreu i demokratëve është shprehur se koston e konfliktit të krijuar me hedhjen në erë të marrëveshjes së 5 Qershorit, kryeministri Rama do ta vuajë personalisht.
“Koston e konfliktit të krijuar me hedhjen në erë të marrëveshjes së 5 Qershorit dhe 14 Janarit, do ta mbash vetëm ti personalisht Edi Rama. Nëse mendon se me konfliktin e krijuar dhe me prishjen e stabilitetit demokratik të vendit, do të marrësh garanci për kokën tënde dhe të hajdutëve që të rrethojnë, po ta them prerë dhe shkurt: Vendi yt pas zgjedhjeve të reja është në burg, atje ku shkon çdo individ që me dashje kryen një krim kundër vendit dhe qytetarëve të tij”, shkruan Basha.
Sipas tij, Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar do të vazhdojnë të kenë në plan të parë, jo lojën tënde dhe të krimit që të drejton prej 22 vitesh në politikë, por hallet dhe problemet e shqiptarëve, që ti dhe Qeveria jote i kanë braktisur për hallet e tua personale.
Koston e konfliktit të krijuar me hedhjen në erë të marrëveshjes së 5 Qershorit dhe 14 Janarit, do ta mbash vetëm ti personalisht Edi Rama. Nëse mendon se me konfliktin e krijuar dhe me prishjen e stabilitetit demokratik të vendit, do të marrësh garanci për kokën tënde dhe
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) July 30, 2020
Kujtojmë se ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 106 vota pro dhe 10 kundër ndryshimet kushtetuese për hapjen e pjesshme të listave dhe një formule të re të koalicioneve që do duhet të dalin në zgjedhjet e 2021-shit me një listë unike kandidatësh për deputet.



