Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një deklaratë për mediat, deklaroi se situata në Shqipëri është alarmante.
Ai tha se Partia e Lirisë do të ribëjë veten e do të jetë 10 herë më e fuqishme se Lëvizja Socialiste për Integrim. Më tej, Meta shtoi se PL do iu kthejë dinjitetin shqiptarëve.
Bujqësia tek ne po shkatërrohet. Ne do të ribëjmë vetveten, që PL të jetë 10 herë më e fuqishme sesa LSI, që unë u largova nga këtu për të qenë president. Situata është alarmante.
Shqiptarët marrin pensione mizerable, ndërsa miliona euro vidhen natë e ditë. Bëhen gjithashtu edhe me PPP e me tendera.
Situata është katastrofike. Ne do të përmirësojmë situatën me pensionet dhe shumë gjëra të tjera në vend, që paratë mos shkojnë në koncesione, por në xhepat e qytetarëve.



