Eurodeputeti Knut Fleckenstein i ka dhënë një mesazh të qartë opozitës duke i kërkuar të votoj vetingun dhe se qeveria teknike nuk është e domosdoshme.
“Qeveria teknike nuk është domosdoshmëri në Shqipëri”, deklaroi raportuesi i Shqipërishë në BE, Fleckenstein.
Fleckenstein u shpreh se BE nuk jep rekomandime për qeverinë teknike, por partitë duhet të votojnë Vetting-un në Parlament.
“Qeveria teknike nuk është e nevojshme në Shqipëri. E nevojshme ishte në Maqedoni ku kishte prova. Asnjë nga europarlamentarët nuk e mbështesin bojkotin e PD.
Të mos shkosh në parlament do të thotë të mos ndryshosh asgjë. Të mos ndryshosh asgjë në lidhje me zgjedhjet, është zhgënjyese. Për zgjedhjet duhet te zbatohen rekomandimet e OSBE/ODIHR. Protesta e opozitës mund të jetë jo vetëm për të bllokuar vettingun”, tha Fleckenstein.



