Analisti Andi Bushati tryezën e partive opozitare dhe kërkesën për ndryshimin e sistemit zgjedhor tha se rregullimet dhe arnimet funksionojnë, por ne kemi ndaluar së qeni një sistem demokratik.
Në edicionin e lajmeve në MCN TV, deklaroi se sistemi është i kapur dhe i dizenjuar që për votat të vendosin paratë e oligarkëve dhe bandat kriminale dhe se kushdo që bën propozime u krijon shqiptarëve iluzionin e rremë sikur jemi në demokraci.

Ne duhet të mbyllim iluzionin sikur jetojmë në demokraci. Sot nuk ka më asnjë rregullim që mund të na garantojë ne zgjedhje normale.
Marrëveshja Rama-Berisha ishte një nga më të këqijat e mundshme, me ndryshimet në 2008, ishte parimi që kush është kryeministri i merr të gjitha.
Në atë kohë ishte marrëveshja më e keqe e mundshme.
Por nuk duhet të harrojmë se sado e keqe të ishte marrëveshja e vitit 2008, marrëveshja e 2013, lejoi që të ndodhte një rrotacion në pushtet, iku e djathta, dhe erdhi një lloj tjetër e djathte, që e quajnë veten të majtë. 2008 krijoi një rrotacion, e mirë apo e keqe qoftë.
Të thuash në 2024 se 2008 ishte e keqe, është të fshehësh thelbin e problemit, që këtu janë vrarë zgjedhjet e lira. Ne kemi kaluar nga zgjedhje, në votime.
Ne një vit më pas do bëjmë thjesht votime, le të bëhet një sondazh që çdo njeri e di që do fitojë Edi Rama.
Të flasësh sot për mëkatet e 2008, nuk ka kuptim, se e keqja ka avancuar me hapa aq galopantë.
PS për të hequr koalicionet zgjedhore, Rama vuri bastin që t’i kundërvihej ndërkombëtarëve.
Nuk besoj që rikthimi i demokracisë në Shqipëri mund të bëhet me anë të votës.
Thelbi është në Shqipëri nuk ka zgjedhje, të gjitha të tjerat janë debate që nuk kanë vlerë.



