Gjiknuri e Denaj në Delvinë: PS program të posaçëm për rininë

Gjiknuri e Denaj në Delvinë: PS program të posaçëm për rininë

PS ka një program të veçantë për rininë, sidomos për punësimin e saj. Ky ishte mesazhi që i dha të rinjve në Delvinë, drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri gjatë një takimi ku ishte i shoqëruar nga kandidatja për deputete Anila Denaj dhe Kryetarja e Bashkisë së Delvinës Majlinda Qilimi.

Gjiknuri u bëri thirrje të rinjve që të marrin sa më shumë shokë e shoqe për ti bindur të votojnë Partinë Socialistë në 25 Prill.

Shumë shokë e shoqe të cilët duhet t’i ftoni të bëhen pjesë e jona dhe të votojnë në mënyrë historike për ndryshimin historik që do të ndodh në Shqipëri e në qarkun e Vlorës. Në Sarandë, ne kemi sjellë dy kandidatë shumë të mirë, ministrja e financave që dhe ajo vajzë e re është. Ne kështu i themi tani. Denaj është një vajzë profesioniste që ka marrë përsipër të drejtojë financat e vendit dhe një qytetar i Sarandës, një mik i juaji që u ka shërbyer qytetarëve. Kjo tregon vlerat që sjell PS në këtë zone”, nënvizoi Gjiknuri.

Ndërkohë që Denaj shprehu bindjen se Partia Socialiste do të mund të fitojë bindshëm në Delvinë. 

Nuk ka rezultat që nuk arrihet me Partinë Socialiste, nuk ka plan ekonomik apo projekt që nuk bëhet dot për të rinjtë. Më thoni një plan që ka Partia Demokratike për të rinjtë, ndërkohë në planin tonë kemi trajnime për të rinjtë në shumë fusha si marketing, IT dhe për çdo biznes që do të arrijë të japi trajnime në këto fusha do t’i rimbursohen 100% kostot”, u shpreh Denaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy