PD: 19 ish-sigurimsa në radhët e Policisë së Shtetit

PD: 19 ish-sigurimsa në radhët e Policisë së Shtetit

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Rama se e ka mbushur Policinë e Shtetit me ish-punonjës të Sigurimit të Shtetit. Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti Klevis Balliu tha se përfshirja në polici e oficerëve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit enverist me mision shtypjen e lirisë dhe drejtave të njeriut është një akt antikushtetues dhe antiligjor.

Edhe në Shqipëri ndalohet me ligj që uniformën e policit ta veshë një person që i ka shërbyer Sigurimit të Shtetit. Por ndryshe, nga vendet e tjera europiane, në Shqipëri ligjin e bën Maliqi. Sigurimsat që i shërbejnë pushtetit të Edi Ramës emërohen në kupolën e Policisë së Shtetit. Ligji i vettingut në polici shkelet plotësisht për të mbrojtur këta sigurimsa, siç është rasti i zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gjovalin Loka dhe siç janë përgatitur të bëjnë me disa të tjerë”, u shpreh Balliu.

Ai listoi 19 emra në radhët e policisë si ish-sigurimsa: Xhavit Shala, Gani Zeneli, Besnik Shehaj, Artan Shkëmbi, Xhevahir Karaj, Nikoll Rica, Ilirjan Mandro, Ylli Vasili, Mehdi Çanga, Kastriot Skënderaj, Krenar Muço, Arjan Feri, Andon Marko, Sadri Ramçaj, Agim Hoxha, Bedri Hasanaj, Bilal Semanaj, Myseret Hasanbelli dhe Zija Sulaj. Balliu shtoi se lista është shumë më e gjatë, por këta emra janë të gjithë në poste kyçe në Policinë e Shtetit që kanë mbaruar Shkollën e Sigurimit, ku mësohej zbulimi, hetimi, përndjekja dhe tortura, ndaj kundërshtarëve të regjimit diktatorial komunist.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy