27 vite RD, Basha falenderon themeluesit dhe gazetarët, replikon Patozi: Tani ftesat i ndan partia

27 vite RD, Basha falenderon themeluesit dhe gazetarët, replikon Patozi: Tani ftesat i ndan partia

Partia Demokratike zhvilloi sot një takim përkujtimor me rastin e 27 vjetorit të themelimit të organit zyrtar të saj, gazetës Rilindja Demokratike.

Në këtë takim morën pjesë figura të njohura të partisë, si edhe drejtues dhe gazetarë të RD-së në këto 27 vite rrugëtim. Në fjalën e tij Basha falenderoi themeluesit dhe gazetarët e parë të cilët punuan për ngritjen e një gazete ndryshe nga shtypi i kohës.

“Dua ta nis falënderimin me dy kryeredaktorët dhe bashkëthemeluesit, Frok Çupi dhe Mitro Çela. Po ashtu falënderoj edhe studentët gazetarë të cilët punuan vullnetarë, Blendi Fevziun, Ben Blushin, Armand Shkullakun e tj. RD do të ketë përherë një vend të veçantë në historinë jo vetëm të PD0së por edhe të Shqipërisë. RD është nga të paktat media të lira. Është një ditë e reflektimit për lirinë e fjalës,” tha Basha.

Ajo që ra në sy ishte edhe prezenca e ish-deputetit demokrat Astrit Patozi. Marrëdhënia e tij me kreun aktual të PD-së, Lulzim Basha u ftoh pasi ky i fundit e la jashtë listave për deputet në zgjedhjet e 25 qershorit.

Basha dhe Patozi gjatë ceremonisë shtrënguan edhe duart me njëri – tjetrin. Në një prononcim për mediat Patozi deklaroi se jam këtu për të nderuar RD. Dikur tha Patozi në përvjetorët e gazetës ftoheshin gazetarët, tani i fton partia, duke thumbuar edhe kreun e PD Lulzim Bashën. 

“Sot është ditë e gëzueshme, evitohen fjalët e hidhura, jam këtu për të nderuar RD, jo si gazetar por si njeri në Shqipëri që di çfarë është liria e medias. Dikur në përvjetorët e gazetës ftoheshin gazetarët, tani i fton partia, nuk është shenjë e mirë për PD e udhëhequr nga Basha, as për gazetën”, u shpreh Patozi.

Para se të merrte role të rëndësishme në PD, Patozi ka qenë gazetar në Rilindja Demokratike ndërsa më vonë ka mbajtur edhe postin e kryeredaktorit.

 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy