Inceneratorët/ PD: Një skemë korruptive kriminale që u kushton qytetarëve 430 milionë euro!

Inceneratorët/ PD: Një skemë korruptive kriminale që u kushton qytetarëve 430 milionë euro!

Këtë të mërkurë janë zhvilluar dëgjesat në Komisionin Hetimor për aferën e incenratorëve, ku sipas Partisë Demokratike u dëshmua se si qeveria ndërtoi një skemë korruptive kriminale.

Kjo, sipas PD, u ka shkaktuar qytetarëve 430 milionë euro.

Postimi i Partisë Demokratike:

Dëgjesat e ditës së dytë të Komisionit Hetimor për aferën e inceneratorëve dëshmuan se si qeveria ndërtoi një skenë korruptive kriminale, që u kushton qytetarëve 430 milionë euro..

Ja çfarë u vërtetua në seancën e dytë:

Çdo punë e inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës është bërë nga kompani nënkontraktuese të krijuara nga pronaret e tyre, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallias duke përfituar miliona euro.

Të ardhurat pas sekuestrimit të kompanisë “Albtek -Enrgjy” ishin më pak se 5000 euro. Stela Gugallja ka zbrazur llogaritë bankare para arratisjes.

Ndërkohë që merrte pagesa nga taksat e qytetarëve, inceneratori i Elbasanit ka marrë garanci sovrane nga buxheti i shtetit për të paguar rroga deri në 4 mijë euro.

Koncesionit për inceneratorin e Elbasanit, iu shtua një tjetër koncesion pa procedurë nga qeveria, që i dha pa garë shitjen e energjisë për 25 vite.

Me paratë e qytetarëve, inceneratori i Tiranës ka blerë ‘Range Rover’ për 95 mijë euro dhe ‘Mercedes’ për 60 mijë euro

Bashkia e Tiranës shantazhon firmat e ndertimit që të depozitojnë mbetjet në inceneratorin, që nuk është ndërtuar ende, me kosto shtesë prej 40 milionë euro.

May be an image of text

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy