Nikolla pret kryetarin e Bujanocit: Mbështetje shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Nikolla pret kryetarin e Bujanocit: Mbështetje shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti sot kryetarin e Kuvendit të komunës së Bujanocit, Enver Ramadani dhe delegacionin që e shoqëronte.

Nikolla vuri në dukje se Kuvendi, qeveria dhe institucionet e Shqipërisë do të vazhdojnë të mbështesin shqiptarët e Luginës së Preshevës, prosperitetin dhe të drejtat e tyre; përfshirjen më të madhe në jetën socio-ekonomike të Serbisë, në përputhje me detyrimet dhe normat ndërkombëtare; shmangien e pasivizimit të adresave; mësimdhënien në gjuhën shqipe, përdorimin e simboleve kombëtare etj.

Kryetari i Kuvendit të komunës së Bujanocit, Enver Ramadani, si edhe këshilltarët pjesëmarrës në takim falënderuan kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, e cila vitet e fundit është rritur dhe shprehën dëshirën dhe besimin se kjo mbështetje do të vazhdojë, duke intensifikuar e zgjeruar bashkëpunimin me institucionet shtetërore dhe bashkitë në fushën e arsimit, kulturës, turizmit etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy