Zgjedhjet në SHBA, Sejamini: Trump në Ballkan do të ketë një qasje pro Serbisë

Zgjedhjet në SHBA, Sejamini: Trump në Ballkan do të ketë një qasje pro Serbisë

Analisti Neritan Sejamini i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se kushdo të fitojë zgjedhjet në Amerikë mes Kamala Harris dhe Donald Trump, nuk do të bëjnë revolucion në SHBA.

Ndërkohë fitorja e secilit prej tyre do të sillte një ndikim për çështje të caktuara në botë, përfshi këtu edhe Ballkanin. Sipas Sejaminit nëse Trump do të fitojë zgjedhjet, ai do të ketë një qasje pro ruse përsa i përket luftës me Ukrainën; një qasje pro izraelitë në luftën me Palestinën dhe një qasje pro serbe në çështjet e Ballkanit.

“SHBA janë të konsoliduar dhe sado “Trumpa” të vijnë nuk ndryshojnë dot aq shumë vendin dhe nuk mund të bëjnë revolucione të mëdha. Trump ka qenë një herë president dhe nuk ndryshoj asgjë thelbësore. Ekonomia është me cikle dhe nuk ka të thotë.

Në Amerikë gjykohet më shumë për çështjen e ditës se sa diskutohet për ndryshimet e botës. Nuk mendoj se as Harris e as Trump do bëjnë ndryshime thelbësore dhe do të ndryshojnë jetën e tyre. Ka çështje shumë më të rëndësishme që mund të ndikohen nga presidenti Harris dhe Trump. Çështja e Ukrainës do të ndikohet dhe lufta në Izrael. Jam i bindur dhe në Ballkan mund të ketë ndikim, madje edhe këtu në Shqipëri.

Ai do mundohet ti jap një zgjidhje luftës në lindje dhe madje do mundohet ti bëjë “qejfin” Rusisë dhe ti jap terrorit të Ukrainës. Ndërkohë mendoj edhe në Ballkan do të ketë më shumë favorizim për interesa të Serbisë sesa tonat."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy