Nesër në Bruksel takohen ministrat e Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, merr pjesë ministri Hasani

Nesër në Bruksel takohen ministrat e Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, merr pjesë ministri Hasani

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, do të marrë pjesë në takimin e nesërm të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në fokus të takimit do jetë forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Ministrat do të diskutojnë mbi mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin e përbashkët për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë, duke përfshirë rreziqet dhe kërcënimet hibride dhe ato kibernetike.

Gjashtë kryediplomatët e rajonit do të takohen me homologët e tyre në Bruksel.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të takohen më 13 nëntor në Bruksel. Takimi, që do të zhvillohet brenda dy ditëve, do të kryesohet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell.

Fillimisht, ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së do të diskutojnë agresionin rus kundër Ukrainës dhe zhvillimet e fundit në lidhje me Armeninë dhe Azerbajxhanin.

Këshilli më pas do të shkëmbejë pikëpamjet mbi situatën në Izrael dhe rajon, dimensionin e politikës së jashtme të sigurisë ekonomike.

Ministrat e BE-së do të marrin pjesë në takimin ministror BE-Ballkani Perëndimor së bashku me gjashtë ministrat e jashtëm të partnerëve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy