
Përmes një komunikimi skype në emisionin “Të pa ekspozuarit” në MCN TV, eksperti i ekonomisë dhe ish-deputeti i PD-së, Florjon Mima, tha se nisma e “Ballkanit të Hapur”, nuk është asgjë më shumë se projekt politik, i cili me pjesëmarrjen e vetëm disa vendeve të rajonit është një njollë e madhe.
Sipas tij, Rama, nuk mund të ulet më një tavolinë me një njeri që ka vrarë gjysmën e kombit të tij dhe të flasësh për këtë nismë.
Gjashtë vende është një njollë goxha e madhe, që po qe se i ikën pjesës perëndimore, krijon një problem goxha të madh.
Pra është projekt politik ky është qëllimi i vërtetë i nismës.
Shqiptarët duhet të jenë vigjilent, por fati i madhe që Kosova ka djem e vajza që i kanë dal zot territorit të tyre dhe nuk lejojnë të tallet me gjakun dhe mijëra ende të pagjetur, pra nuk është e thjeshtë, kjo punë do njerëz të matur. Si mund të ulesh me dikë që ka vrarë gjysmën e kombit dhe tregon barsoleta me të.
Kjo nismë ka rregulla ekzistente të CEFTA-s, nuk ka asgjë të re që po diskutohet.



