Spiropali: PD kërkon të marrë peng Kuvendin

Spiropali: PD kërkon të marrë peng Kuvendin

Deputetja socialiste, Elisa Spiropali, ka folur për sa i përket situatës së krijuar ditën e djeshme në sallën e Kuvendit, ku kryetari i opozitës, Lulzim Basha, pasi mbaroi fjalën e tij nuk ka pranuar të largohet nga foltorja e kuvendit, për të cilën ka thënë se është PD kërkon të marri peng parlamentin.

“Basha nuk mund të marri peng foltoren, të thotë e dua tani dhe e dua komplet. Debati për Reformën Zgjedhore u kërkua në moment nga zoti Basha dhe nuk ishte parashikuar. Basha kujton se nëse merr penga foltoren do të bëhet lider, por lider nuk bëhesh ashtu”, është shprehur deputetja socialiste, e cila ka shtuar se nuk kishte asnjë nevojë për debat pasi mazhoranca i kishte pranuar të gjitha kushtet.

“Nuk kishte nevojë për debat pasi ne i kishim pranuar të gjitha kushtet. Jemi  të vendosur që të kemi zgjedhje me një reformë zgjedhore të plotë”, ka thënë Spiropali e cila ka shtuar se nga veprime të tilla PD “nuk ka parë hajer”.

“Është treguar me zgjedhje, me vota dhe me rezultate se Partia Demokratike nuk ka parë hajer ndonjëherë nga kjo sjellje”, tha deputetja në studion e Report Tv.
Gjithashtu Spiropali ka folur edhe për sa i përket deklaratës së fuqishme të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu, i cili u shpreh se: “Shqipëria kontrollohet nga katër klane dhe 20 familje mafioze”.

Lidhur me këtë çështje Spiropali ka thënë se deklarata e ambasadorit Lu është në sintoni të plotë me deklaratat e ministrit të Brendshëm.

“Sigurisht që është një vend i cili ka krim, ka kultivim të lëndëve narkotike etj, mbetet shumë për tu bërë. Deklarata e ambasadorit Lu është në sintoni të plotë me deklaratat e ministrit të Brendshëm. Policia dhe gjykatat kanë përgjegjësinë e tyre për sa i përket kësaj çështjeje”, përfundoi Spiropali.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy