PD ka prezantuar programin elektoral për koalicionin Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Kreu i PD-së, Sali Berisha, tha se PS ka kopjuar programin e demokratëve.

Këto dy ditë Shqipëria përjeton një festë të vërtetë. Përjeton festën e shpresës, festën e optimizmit, festën e dinjitetit, festën e cila është e gjithë energjia e fitores së 11 majit. Sot ne jemi mbledhur këtu për të prezantuar një projekt që në 34 vite, Shqipëria nuk e ka pasur kurrë ndonjëherë. Një projekt aq I u k, sa edhe PS, e cila qeverisi 12 vite me mashtrime me vjedhje, u kthye ta vlerësojë, të vjedhë dhe ta kopjojë. Ndonëse kundërshtarët politikë, Edi Rama e pranoi se nuk ka projekt, apo më u k të themi, projekti I tij është vetëm dora për të vjedhur. Por miqtë e mi, kopja mbetet kopje e shëmtuar. Asnjë nuk gënjehet. E mbani mend, Nokia tre dekada më u k ishte në zenitin e teknologjisë, por Apple nxori iPhonen e u k, shumë u k më lart se Nokia. Nokia tentoi të kopjojë iPhonen, dështoi. Apple u kia përmendi kurrë kopjen Nokias, por vazhdoi të përmirësojë iPhonen e saj. Sepse kopja mbetet kopje, nuk rritet, nuk shitet, nuk pranohet.

Berisha tha se nëse merr një mandat qeverisës, ai do të jetë më i mirë se i pari dhe i dyti.

Ditën që u riktheva për të mbrojtur demokracinë, mora një vendim. Unë nuk u ktheva për luks apo për post. Iu ktheva betejës për dinjitet. Vendosa të bëj çdo gjë për një trashëgimi të re të PD, opozitës shqiptare, konservatorëve shqiptarë. Kërkoja që Berisha i tretë të tejkalojë të parin e të dytin. Dhe kjo diçka duhet t’iu japë përgjigje halleve të shqiptarëve. Arsimi është rrënuar, shëndetësia është shkatërruar. 45% e shqiptarëve kanë ikur. Prandaj gërmuam në histori për të parë çfarë programesh kanë përdorur vendet pas diktaturave.