
Pas kontrolleve në banesën e vëllait dhe sekuestrimit të telefonit të bashkëshortes së tij, mësohet se kryebashkiaku Veliaj ka depozituar një kërkesë në gjykatë përmes avokatëve të tij ku kundërshton veprimet e SPAK.
Dy ditë më parë ne një postim të gjatë në Facebook Veliaj tha se SPAK ka kryer kontrolle pa një vendim gjykate.
Lidhur me këtë avokati Franc Nuraj në një lidhje skype në MCN Live u shpreh se tashmë ka filluar çështja e hetimit për Veliaj. Ai e konsideroi hap të vonuar kontrollin e banesës së kryebashkiakut kur është një person që akuzohej prej muajsh.
Sipas tij tashmë mbettë të shihet se me çfarë ritmi do vazhdojë hetimi për Veliajn.
Në aspektin e të drejtës çdo person që pretendon se i cenohen të drejtat e tij ka të drejtë të ankohet, por do shohim se çfarë vendimi do japë më pas gjykata, por nga eksperienca e rasteve të ngjashmeve që kemi parë nuk ka rezultuar se gjykata të ketë toleruar i ka dhënë gjithmonë të drejtës SPAK.
Nga ajo që ne konstatojmë se çfarë standardi është zbatuar është se patjetër ankohu, por nga gjykata këto masa është e vështirë të hidhen poshtë. Tashmë ka nisur çështja e hetimit të Veliaj, kur çështja po del në pah dhe në aspektin mediatik, gjykatave dhe nga SPAK kjo tregon se çështja po avancon dhe hetimi po thellohet.
Sekuestrimi i telefonit mendoj se është një hap procedural i vonuar sepse s’mund të shkosh të kërkosh banesën e një personi në hetim prej një kohe të gjatë. Nëse do zbatohej standardi i njëjtë do ishte shoqëruar dhe me masa të tjera shtrënguese sepse të bësh kontroll të bizneseve të pjestarëve të lidhur me kryebashkiakun kur prej muajsh është në hetim si i akuzuar mua më bënë të kuptoj se efikasiteti i këtyre hyrjeve është shumë më i ulët sesa të ishin bërë në mënyrë të befasishme. Tani mbetet të shihet se si do thellohen hetimet dhe me çfarë ritmi do vazhdojnë.
Hapi i radhës do jetë thirrja e këtyre personave të përfshirë, për ngritje akuzash nuk mund të flasim aktualisht mund të ndodhin në një moment të dytë.



