Vendimi i fundit i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i certifikuar nga KQZ që nuk lejon 47 kandidatët që janë pjesë e listave zgjedhore, të jenë pjesë e garës për zgjedhjet e 14 shkurtit, për shkak se janë shpallur fajtorë në tri vitet e fundit, për nënkryetaren e AAK, Teuta Haxhiu, është i padrejtë. Në një intervistë me skype në edicionin e lajmeve në MCN TV, Haxhiu shprehet se vet ligji që e lejoj këtë duhet të ndryshohet.
“Ka kohë që kur ka ndodh vendimi i gjykatëës, nuk është dashur tu ndaloj të drejtën deputetëve për të qenë pjesë e listes, jo pse ka ndodh brenda në kuvend ngjarja nga VV, por jemi ballafaquar me një situatë të tillë, mendoj se nuk është dashur të ndalohen. Institucionet tona, ligjet tona, ishte dashur të jetë e qartë që në fillim, sepse pa disbalancë mes ligjesh, sepse nëse u mohohet për deputet, pse u lejohet të dalin në zgjedhje, ligjet duhet të ndryshohen në Kuvend”.
Nënkryetarja e AAK, Teuta Haxhiu, tha se për zgjedhjet e 14 shkurtit, partia ka dalur me kandidatin për president, z.Ramush Haradinaj, për të cilën shprehu bindjen se ai do të jetë një president i devotshëm për vendin.
“Garojmë më një listë, pjestarët e së cilës, kanë dëshmuar profesionalizëm, për të marrë besimin në qeverisjen e ardhshme, dhe mbi të gjitha pozicionin e presidentetit që është kandidati jonë Ramush Haradinaj. Me këtë listë, me këtë program, ne garajojmë para qytetarëve në cdo takim, synimi jonë është që Ramushi të jetë president i Kosovës”.
Lidhur me faktin se a mund të ketë marrëveshje me VV e Albin Kurtit në këto zgjedhje, Haxhiu ia la rastësisë matematikore, pas zgjedhjeve të shkurtit.
“Në Kosovë, partitë nuk kanë vija të kuqe me asnjë subjekt politik, kemi hyrë në garë për të fituar, sa do të na japin qytetarët mundësinë për të fituar, atëherë do të hyjmë në marrëvehsje pas zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve, kryesisht matematikat vijnë më vonë”.



