Kosova votohet si anëtare e asocuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Kosova votohet si anëtare e asocuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Me vetëm një votë kundër dhe 14 abstenime Kosovës i është miratuar avancimi i statusit prej një anëtare thjesht-vëzhguese në anëtare të asocuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s këtë të hëne në mbledhjen në Sofje të Bullgarisë.

Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhgues në anëtare të asocuar ka bërë të ditur kryesues i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Driton Hyseni.

Avancimi i statusit, sipas Hysenit, vjen pas disa viteve të bashkëpunimit në mes të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

“Nga qershori i vitit 2014, ne përfaqësoheshim si delegacion vëzhgues. Letrat e shumta e përpjekjet e vazhdueshme të delegacionit të Serbisë por edhe të akterëve tjerë politik në Beograd nuk ja dolën të ndalin Kosovën drejt avancimit të statusit. Ju përcjell urimet më të përzemërta nga Sofje të Bullgarisë. I priftë e mbara Kosovës tonë!.

 

Drupal Ad

 

 

 

Kuvendi i Kosovës që nga viti 2014 gëzonte pozicionin e një vëzhguesi tash në cilësinë e re me status të ngritur mund të merr pjesë në seanca të AP-së së NATO-s, të propozojë rezoluta (etj.) por se nuk gëzon edhe të drejtën e votës.

Pjesëmarrja në Asamblenë Parlamentare të NATO-s rrit dukshmërinë ndërkombëtare të anëtarëve të asociuar, duke u mundësuar atyre të promovojnë në mënyrë efektive interesat e tyre të sigurisë dhe pozicionet globale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy