Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zhvilluar një bashkëbisedim online me shqiptarët në Itali. Berisha akuzoi kryeministrin Rama se e ka kapur të gjitha institucionet, duke e kthyer vendin në diktaturë.
Edi Rama ka pushtet 10% më shumë se Ramiz Alia pas shkurtit 1991.
Edi Rama pasi mori një nga një të gjitha pushtetet, të fundit presidentin e republikës, ashtu siç doli këto ditë kishte marrë peng me dosje edhe opozitën shqiptare në mënyrën më kriminale.
Edi rama ka dhunuar votën e lirë të shqiptarëve me të gjithë mekanizmat, me patronazhistët, përdorimin e institucioneve.
Ai përdori hetimin e financimit rus për të marrë peng kreun e opozitës.



