
Kreu i PD Sali Berisha tha sot se në SPAK janë 6 prokurorë “që kanë ardhur nga bandat e Taulant Ballës”.
Në këtë prokurori janë 6 prokurorë që kanë ardhur nga bandat e Taulant Ballës këtu. Ndër të cilët, famëzi Shehaj, që për mashtrim publik duhej të ishte në burg.
Enkelejda Fetahu, që simotrën e vet Pajtime, e ekzoneroi, në një kohë kur ajo ishte, siç e dini vetë, ishte një mafioze e papërmbajtur. Ç’t’i thuash asaj...Pra, në dijeninë time, pas Edi Ramës, Taulant Balla është personi me pushtet që del më shumë se të gjithë të tjerët në veprimtari kriminale me bandat.
Del i regjistruar në lirimin e dy vrasësve, kjo është e tmerrshme dmth, të cilët i vendosën nën shalën e biçikletës tritolin Lulzim Kullës për ta hedhur në erë...Dhe ata janë të lirë me Vath Stakën. Vath Staka është një kriminel në KLP. A mundet shteti të jetë ky? Narkoshteti natyrisht që është ky... Së dyti, del para nesh të gjithëve, kur shkoi dhe kapi sadistin e Rrahman Rrajës, që e kishte djegur me cigare vajzën, dhe e nxori nga komisariati dhe e çoi në shtëpi.
Kjo është e vërtetë. Nuk është mohuar.Del me dhjetëra regjistrime tek banda e tij dhe banda të tjera. Unë nuk po përsëris këtu Taulant Ballës akuzat që i kamë bërë që kalonte drogë me pasaportë diplomatike para shumë vitesh në doganën e Qafë Thanës.
Me një fjalë ka me dhjetëra, por unë po nxjerr këtu vetëm ato dokumente që janë në duart e drejtësisë dhe drejtësia nuk vepron.



