Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvend se në tre raundet e para do synohet një President që do të marrë edhe vota të opozitës. Kreu i qeverisë i kërkoi grupimit të Alibeajt të mos flasë në emër të SHBA-ve.
Ne në tre raundet e para do kërkojmë një president që të marrë edhe vota të opozitës, në mos të gjitha, një pjesë të tyre. Po u drejtohem shpirtrave të lirë, të paktën në këtë proces të sillen me respekt dhe t’i lënë fyerjet, sharjet. Ti si shpirt i lirë rishiko gjuhën. Çfarë ju ndan juve? Amerika. Është qesharake që ju flisni sikur jeni me imunitet diplomatik nga Ambasada Amerikane dhe vini këtu dhe na jepni leksione”.
Rama komentoi incidentin mes Berishës dhe Alibeajt, duke u shprehur se “një fragment nga godina afër erdhi dhe u zhvillua në foltore”.
Më herët Berisha tha se Rama u nxor nga avioni i linjës së Lufthansa-s si të ishte një anëtar i organizatës terroriste.
A e dini se çfarë tmerri panë pasagjerët?! Nga avioni me policë nxirren vetëm të burgosurit. Kur e panë që nuk kishte hekura në dorë u tmerruan edhe më shumë se e morën për anëtarë të organizatës terroriste”.



