Kreu Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi reagimin e SHBA për 11 Majin duke thënë se asgjesoi Edi Ramën. Teksa kryedomokrati përsëriti akuzat për vjedhje të votës përmes grupeve kriminale, deputeti i PD Ferdinand Xhaferaj i kërkon Berishës të jap shpjegime për marrëdhëniet me Suel Çelën, pasi sipas tij ai e ka ndihmuar për Rithemelimin.



