
Sali Berisha u mor zyrtarisht dje si i pandehur nga SPAK me akuzën e korrupsionit pasiv, kryer në bashkëpunim.
Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për procesin e zhvilluar deri tani ndaj ish kryeministrit.
Duke bërë një kronologji të çështjes që në fillim nga muaji tetor 2023, Hoxha, tha duke vijueshmërinë e procesit Berisha, do të vazhdojë të jete nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi’ dhe si të tillë fushatën elektorale do ta ndjek nga ajo masë.
Gjatë rrugës është futur hetimi pasuror, ata janë marrë se kush e ka financuar këngëtaren që ka ardhur për fushatë 2013, se është bërë pagesa përmes kompanisë
Vendimi 500 faqesh jam i bindur që edhe si kohë fizike nuk e lexon dot, edhe sikur të ndahen të dy avokatët nuk e lexojnë dot, sepse nuk janë faqe romane, duhet ti lexosh se ka detaje mes rreshtave.
Vendimi i plotë nuk ka dalur akoma, ne dimë vetëm kërkesën e prokurorit por jo të plotin,
Pra sot ndodhemi para fakti që Berisha në datën 21 tetor kur është ndaluar Jamarbër, shuheshin afatet dhe nëse çështja nuk mbyllej deri në moment, automatikisht masa e sigurisë ndaj Berishës, binte. Atëherë SPAK ka bërë këtë veprim, që të ketë kohë ta kapi datën 21 me vendimin gjykatës paraprake dhe ta çoj çështjen në proces.
Kjo do të thotë që Berisha do të vazhdoj me ketë masë sigurie, shikoj që fushatën elektorale do ta ndjek nga kjo masë sigurie.



