Ish-deputeti socialist i listës së Lezhës, Eduart Ndocaj ka reaguar në lidhje me ndalimin që i është bërë nga Policia në Durrës dhe më pas marrjen e vendimit për hetim në gjendje të lirë.
Ndalimi i tij është bërë publik në mënyrë zyrtare nga Policia e Durrësit me një njoftim normal për shtyp, por ish-deputeti lezhjan nuk e pranon këtë gjë, duke thënë se ndodhet në traget për në Itali.
Në fakt edhe njoftimi i policisë flet për një ndalim gjatë ditës së djeshme të Eduart Ndocajt e jo ditën e sotme, ku ish-deputeti duket se e ka marrë tragetin për Itali, në të cilin ishte duke u imbarkuar mbrëmë para se të ndalohej.
Më poshtë reagimi i plotë i Eduart Ndocaj:
Nuk ka asnje ndalese apo arrest per ish deputetin Eduart Ndocaj. Kjo foto eshte live nga trageti qe po udheton drejt Italise.
Sa i perket ceshtjesh ne fjale se shpejti do te publikojme nje deklarate nga avokati i tij ne Shqiperi.
Mediat eshte mire te bejne verfikime para se te nxjerrin lajmin. Kjo eshte abc e gazetarise serioze.



