Behgjet Pacollin po “e ndalojnë” të rikthehet në Prishtinë?

Behgjet Pacollin po “e ndalojnë” të rikthehet në Prishtinë?

Kryetari i Partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli të marten deklaroi se Qeveria po e pengon që të rikthehet në Kosovë, pas dy muajsh karantinë në Zvicër. 

Pas dy mujësh karantinimi së bashku me familjen time në Zvicër, nën asistencën shëndetsore, diçka që ua dëshmova me dokumenta, më pengojnë të vij në Kosovë! Jam unë që rrezikoj duke ardhur në vendin tim nga Zvicra, një sistem kujdesi shëndetesor i përparuar, por dua të respektoj votën e qytetarit për mua, tha kreu i AKR-së.

Përmes dy postimeve në rrjete sociale, Pacolli akuzon qeverinë se në mënyrë primitive dhe diktatoriale, po e privon atë të kthehet në vend dhe të zhvillojë veprimtarinë e tij parlamentare.

Ju qeveritarë të Kosovës, kështu do bëni dhe me diplomatë zviceranë a perëndimorë që mund të vijnë në Kosovë? Do t’i karantinoni? Kush e bën këtë? Po e bën një qeveri te cilën unë e kam votuar! Për më shumë nuk kam votuar as mocionin për rrëzimin e saj”, deklaroi deputeti i Kuvendit të Kosovës.

Ai tregoi se i kanë anuluar lejen e uljes në aeroportin e Prishtinës për aeroplanin e tij, duke e cilësuar këtë veprim të autoriteteve shtetërore kosovare si një privim të drejtëpërdrejtë të së drejtës së tij për të lëvizur.

Nuk është akt trimërie, por disfate! Nuk është qeveri e fortë, një qeveri që kapet pas pushtetit kësisoj dhe pengon veprimtarinë e parlamentit me çdo mjet, por qeveri e dobët! Kush jeni ju që paragjykoni veprimtarinë time parlamentare”, u shpreh Pacolli.

Ai i bëri thirrje qeverisë Kurti se e ka votuar, duke besuar tek rotacioni, tek energjia e re e votuesve, tek nevoja për ndryshim, por kjo që po ndodhte ndaj tij, ishte zhgënjyese.

Akti ndaj meje, në kundërshtim me gjithë ligjet nderkombëtare, madje dhe me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, nuk është akt force, por akt dobësie”, deklaroi Pacolli.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy