Partia Socialiste mbledh të shtunën Asamblen Kombëtare

Partia Socialiste mbledh të shtunën Asamblen Kombëtare

Partia Socialiste do të mblidhë ditën e nesërme Asamblen Kombëtare, ku do të raportohet mbi performacën e qeverisë dhe të procesit të bashkëqeverisjes. 

Sipas axhendës, pika e parë e rendit të ditës do të jetë fjala e kryeministrit dhe kryetarit të PS-së, dhe kryeministrit të Edi Rama. 

Më pas, do të raportohet për performancën e qeverisë, e shoqëruar nga një raportim e koordinatores kombëtare, Elisa Spiropali. 

Asambleja Kombëtare do të miratojë edhe një udhëzim për zhvillimin e llogaridhënies publike të qeverisë qendrore dhe vendore “Puna për Shqipërinë që duam”, prej datës 1 maj deri më 30 qershor.

Do të ketë informacion mbi punën e strukturave vendore të partisë për kryerjen e disa veprimtarive organizative për periudhën janar-prill 2018 si dhe do të ketë një vendim për kuotizacionin e anëtarësisë së Partisë Socialiste për vitin 2018. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy