Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve refuzon kërkesën e bërë nga PD e LSI për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun Vlorë.
“KAS me shumicë votash vendosi: rrëzimin e kërkesës ankimore 36 të paraqitur nga PD-AN. Rrëzimin e kërkesës ankimore 49 të paraqitur nga LSI. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionarit për rezultatin e votimit për qarkun e Vlorës”, tha relatori i ankimimit.
Ky është vendimi i tretë kundër kërkesave për përsëritje zgjedhjesh. Dje KAS rrëzoi kërkesën për përsëritje zgjedhjesh në Gjirokastër dhe Berat.
PD dhe LSI kanë ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në 9 qarqe, në 5 nga të cilat, LSI ndryshe nga PD kërkon rivlerësim dhe rinumërim.



